Ambasadori i Kosovës ne Zvicër, Naim Malaj, gëzohet për kualifikimin e Zvicrës në Brazil. Ai rikujton qe shteti i tij nuk është anëtar i FIFA-s, por megjithatë do të përjetoje fitoret e Zvicrës sikurse zviceranët e tjerë, duke pasur parasysh qe disa lojtarë janë me origjinë kosovare.
Ekipi i futbollit të Zvicrës do të jetë në Brazil, në mesin e shteteve më të fuqishme të futbollit, për njërin nga evenimentet më të rëndësishme sportive botërore.
Gjatë kësaj ngjarje shumë të mediatizuar, dhe me një audiencë rekord, Nati do të sigurojë një promovim pozitiv dhe konsekuent të Zvicrës në të gjitha kontinentet. Do të përçojë vlerat dhe historinë e saj.
Sikurse popullata e saj, ekipi i Zvicrës së futbollit është i shumë kulturor, plotësues por edhe i bashkaur nën një flamur dhe një qëllim. Në mesin e kësaj familje me plot talentë, janë disa lojtarë me prejardhje nga shteti të cilin e përfaqësoj në Zvicër: Kosova.
Disa janë lindur këtu, disa tjerë janë këtu nga mosha e tyre e re. Gjatë kualifikimeve, kanë dhënë kontribut të lart në suksesin e Zvicrës. Xherdan Shaqiri në veçanti ka qenë vendimtar në dy ballafaqimet kundër Shqipërisë, duke lënë anësh emocionet e tij të larta dhe të kuptueshme në këtë kontekst. Po aq simbolik ka qenë fakti që golashënuesi zviceran i pari dhe i fundit gjatë kualifikimeve është Granit Xhaka. Sa i përket Valon Behramit, ka dëshmuar me kurajë, altruizëm dhe talent se din t’i mbrojë ngjyrat e Zvicrës.
Këta lojtarë, janë pjesë e një komuniteti kosovar 200000 anëtarësh në Zvicër. Është një komunitet i rëndësishëm, aktiv, i integruar dhe i pranishëm në të gjitha sferat e shoqërisë zvicerane. Është një popullatë e re, dinamike dhe shumë ambicioze, e cila përben një potencial zhvillimi të qëndrueshëm për Zvicrën. Po ashtu në këtë mes ka shumë talent, të cilët nderojnë shtetin e tyre të origjinës si dhe shërbejnë me krenari shtetin e tyre adoptues.
Kosovarët janë të pranishëm në Zvicër qe mbi 40 vite. Fillimisht ishin persona të cilit vinin në Zvicër për të punuar dhe për të lehtësuar jetën e familjarëve të tyre, të cilit jetonin në varfëri dhe pasiguri në Kosovë, vendi më i diskriminuar dhe më i lënë anësh nga ish Federata Jugosllave.
Në anën e saj, Zvicra, në perspektiven e saj të zhvillimit dhe të ndërtimit, kishte nevojë për punëtorë. Ky komplementaritet në mes të popullatës kosovare dhe Konfederatës ka mundësuar ardhjen e punëtorëve sezonal. Këta të fundit, denjësisht dhe aktivisht, kanë kontribuuar në ndërtimin dhe pasurimin e Zvicrës.
Gjatë viteve 90-ta, një valë e re e kosovarëve erdhii në Zvicër, viktimë e persekutimeve politike të regjimit të Millosheviqit, i cili i gjykonte si fajtor vetëm për faktin qe i takonin të qenurit shqiptar. Kjo valë është theksuar për të arritur një shkallë të paparë gjatë luftës në Kosovë (1998-99).
Zvicra ka bërë çdo përpjekje për të pritur dhe siguruar bashkatdhetarët e mi, të traumatizuar si pasojë e tentativave të shumta të forcave serbe për çrrënjosjen e tyre nga trojet e tyre. Në Zvicër, shpirti humanitar nuk është vetëm shprehje e kotë. Kosovarët kanë gjetur dhe ndërtuar një shtëpi të dytë. Komplementariteti në mes të dy shteteve tona është shndërruar në bashkëpunim, në qëllim të përbashkët, dhe në ndarje të vlera të përbashkëta.
Kosova, shteti më i ri i Evropës, i njohur aktualisht nga më shumë se 100 shtete të të gjitha kontinenteve, por i cili nuk është ende anëtar i FIFA-s, nuk mund të merr pjesë në këto gara ndërkombëtare. Rrjedhimisht, rinia e saj nuk mund të shpreh talentin e saj të lartë në këtë sport të mrekullueshëm, por edhe vektor i promovimit kombëtar.
Megjithatë, Kosova, nëpërmjet lojtarëve zviceranë siç janë Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe të tjerët, do të jetë në Brazil. Kosova do të jetë mbështetëse e Zvicrës dhe lojtarët e përmendur, pa asnjë dyshim, do të nderojnë të dy shtetet, sikurse kanë bërë deri më tani.
Përmes suksesit të ekipit zviceran, dëshiroja të theksoj avantazhet e politikes integruese, në kundërshtim me asaj përjashtuese e përkrahur nga disa rryma populliste në shumë shtete evropiane. Për të ardhmen e Zvicrës, është me rëndësi të mbahet lartë shkalla e mbrojtjes së barazisë së shancave dhe të promovimit të talentit, pa marrë parasysh origjinën etnike ose fetare.
Ky ekip zviceran na bën të ëndërrojmë, ky ekip do të na gëzojë, në Zvicër sikurse në Kosovë./Le Temp/2LONLINE/