Futbollistët me orgjinë shqiptare gjatë angazhimit të tyre me kombëtaren helvete në asnjë rast nuk do të festojnë me gjestin e shqiponjës
Te kombëtarja e Zvicrës futbollistët me origjinë shqiptare që militojnë në përfaqësuesen helvete nuk do të festojnë më me gjestin e shqiponjës pas shënimit të një goli. Lajmi që qarkullonte prej disa ditësh u bë zyrtar nga Valon Behrami i cili është një prej 5 lojtarëve me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren e Zvicrës .
Përpara ndeshjes kualifikuese për Euro 2016 me Lituaninë të cilën Zvicra do ta zhvillojë këtë të Shtunë u organizua një takim ku morën pjesë kapiteni Gokhan Inler, mbrojtësi Stephan Lichsteiner si dhe Xherdan Shaqiri e Valon Behrami dhe në këtë takim u vendos që për respekt të vendit që ata përfaqësojnë, futbollistët me orgjinë shqiptare gjatë angazhimit të tyre me kombëtaren helvete në asnjë rast nuk do të festojnë me gjestin e shqiponjës pas shënimit të një goli.
Ky fakt u konfirmua nga gazeta zvicerane Blick e cila e vë theksin në fjalët e mesfushorit Valon Behrami. 29-vjecari i Hamburgut në një intervistë të dhënë për të përditshmen zvicerane është shprehur se në këshillin e lojtarëve të mbajtur sëfundimi futbollistët e kombëtares kanë vendosur se në respekt të vendit që ata përfaqësojnë si dhe të tifozëve nuk do të bëjnë më asgjë gjest që mund të mos u pëlqejë fansave.
Duke filluar që nga ky moment ne nuk do të kemi më probleme të këtij lloji deklaron Behrami për Blick. Tema e festimit me gjestin e shqiponjës është diskutuar gjerë e gjatë në kombëtaren helvete pasi sëfundmi të prekur edhe nga ngjarjet që ndodhën në Serbi-Shqipëri dy futbollistë shqiptarë sic janë Granit Xhaka dhe Pajtim Kasami e kanë festuar me gjestin e shqiponjës shënimin e një goli në skuadrat e tyre.