Andi Zeqiri me gjasë do të luajë për Zvicrën, pavarësisht interesimit nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Një faqe në Twitter që merret me lajme nga futbolli zviceran, sot ka bërë një postim, ku shkruan se Vladimir Petkovic e ka ftuar Andi Zeqirin në Kombëtaren A të ‘Helvetikëve’.
Sulmuesi 20 vjeçar që luan te Laussane së fundi ishte lidhur edhe me një kalim te Baseli, ndërkaq para disa muajve ishte fotografuar me zyrtarët Federatë së Futbollit të Kosovës.
Ndryshe, Zeqiri ka shkëlqyer te Kombëtarja e U-21 të Zvicrës ku ka shënuar 6 gola në 7 paraqitje.