Zvicra është vendi më i mirë për të drejtat e grave pasi promovon barazinë brenda shtëpisë dhe në vendin e punës, thuhet në raportin e Organizatës Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD).
Sipas raportit, Zvicra, pasohet nga Danimarka, Suedia, Franca dhe Portugalia si vendet me performancën më të mirë në promovimin e të drejtave të grave.
Hulumtimi që përfshinë 120 vende, ka për bazë mënyrën sesi përballen këto vende me diskriminimin ndaj gruas, përmes ligjeve dhe reformave politike, shkruan rel. Ndërkohë Guinea, Jordania, Irani, Pakistani dhe Jemeni janë në fund të listës në raportin e organizatës që u bë publik më 8 mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Sipas raportit, femrat zënë më pak se një të katërten e ulëseve në parlamentet e vendeve në nivel botëror.