Gjilani nesër përball liderit, trajneri i Feronikelit vlerëson kundërshtarin

Gjilani nesër përball liderit, trajneri i Feronikelit vlerëson kundërshtarin

Në javën e 22-të, Kf.Gjilani do të përballet me pretendentin më serioz për titull Feronnikelin. Gjilani që i shkon Feronikelit në Drenas është i interesuar për pikë të plota, ndërsa Feronikeli si vendas mund të konsiderohet favorit.

Por, terreni vendas, forma e mirë dhe objektivi për titull nuk mund ta sigurojnë fitoren nga Gjilani nesër, pasi kuq e bardhët din cfarë duan dhe mund të jenë të rrezikshëm.

Këtë nuk e ka mohuar as trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani.

“Jemi të bindur që do të jetë ndeshje shumë e vështirë sepse Gjilani pas humbjes në shtëpi do të vjen që të nxjerr maksimumin tek ne dhe kjo na e vështirëson punën. Por mendoj që e kemi marr shumë seriozisht këtë ndeshje, se me një barazim ose humbje do të ishte në favor të rivalëve për titull. Kështu që ne si ne çdo ndeshje edhe në këtë dalim për ta fituar takimin. Jemi të kompletuar s’kemi asnjë mungesë”, ka thënë Ramadani.

KOMENTE