Sapo kemi hyrë në muajin Korrik, temperaturat janë ngritur, pushimet kanë filluar dhe në qytet vrehet një atmosferë më e gjallëruar në krahasim me periudhat tjera të vitit. Jemi në periudhën e verës, ku shumica kanë marre rrugë për pushime, por ajo që e karakterizon më shumë ket periudhë është padyshim ardhja e mërgimtarëve nga vendet ku jetojnë si mërgimtarë. Ardhja e tyre padyshim që është shumë e mirëpritur nga familjarët të cilët muajt tjerë të vitit nuk i kanë afër familjarët e tyre.
Ardhja e mërgimtarëve përpos që sjell hare e gëzim nëpë shtëpitë e secilit që ka të afërm jashtë vendit tonë, ndikon dukshëm në ekonominë e vendit. Gati në të gjitha bizneset vërehet një rrijte e mirë për dallim nga muajt tjerë të vitit pasi dihet se në komunën e Preshevës është vështirë të funksionojnë bizneset private, transmeton Titulli.com.
Zv.kryetari i komunës së Preshevës z.Xhelal Memeti shprehet i gëzuar për ardhjen e mërgimtarëve, sidomos pasi ai edhe vet një periudhë të gjatë të jetës së t’i ka jetuar si mërgimtare, ka punuar dhe vepruar atje, mirëpo tani është kthyer që të punojë dhe kontribojë në vendlindjen e vetë.
Ai është shprehur së është i hapur dhe i uron mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve, dhe hap dyert për ta, dhe çdo mërgimtar mund ta vizitojë atë çdo ditë nga ora 10 deri ora 12 në zyrën e t’i për çfarëdo ndihme, eventualisht investime, apo projekte të mërgimtarëve që janë të interesuar ta zhvillojnë në komunën tonë.