Kryetrari i SC Gjilanit, Florim Zuka, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, cili doli kundër zhvillimit të derbit në Prishtinë.
I pari i klubit gjilanas bëri ftesë për Ahmetin, teksa e ftoi edhe të bën tifo për kuqebardhët.
“Është një deklaratë e ngutshme e kryetarit. Kur e kem parasysh një derbi të tillë duhet që vet kryetari të kërkoj që të luhet në stadiumin Fadil Vokrri, e jo ta kundërshtoj. E ftoj që të vij e ta shijoj at spektakël z.Shpend Ahmeti dhe të bëjë tifo për SC Gjilanin”, deklaroi Zuka.
Dueli Gjilani – Drita zhvillohet të dielen me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.