Pas qershorit 1999 deri në fillim të vitit 2007, në kazermën e ish APJ-së ishin vendosur trupat paqeruajtëse amerikane duke e shndërruar atë vend në kampin “Montith”, por që ata ishin zgjeruar dhe për këtë kamp, kishin përdorur përveç kazermës ekzistuese edhe pronat private përreth.
Por, pas vitit 2007, prej aty janë tërhequr edhe forcat e KFOR-it amerikane për tu vendosur në kampin “Bondstill” të Sojevës së Ferizajt, ndërkohë që tani forcat e FSK-së janë vendosur në kazermë, ndërsa pronat përreth saj që ishin shfrytëzuar nga KFOR-i amerikan, janë lënë të lira.
Ju kujtojmë që ju jemi mirënjohës dhe falënderues për jetë e mot miqve amerikan, që na ndihmuan të çlirohemi nga forcat serbe. Po ashtu ju jemi mirënjohës, ne pronarët e tokave afër këtij kampi, që qeveria amerikane për kohën sa ka shfrytëzuar zonën e cekur, ka paguar 300 euro në muaj për hektar.
Por, tani më kazerma nuk i përfshinë edhe këto prona dhe se aty ka mbetur vetëm një zonë e nivelizuar dhe ka marrë një pamje tepër të mirë si të ishte një vendbanim që po pret dorën e njeriut për një projekt për ndërtim.
*****
Andaj, kërkojmë nga Kuvendi Komunal i Gjilanit që ti marrë nën mbikëqyrje këto prona të qytetarëve rreth ish-kampit “Monteith” dhe të hartojnë një plan detal urbanistik për këtë zonë, ku edhe të parashihen edhe infrastruktura si shkolla, objekte banimi, ambulanca, parkingje , trotuare, qendra tregtare e të tjera.
Pronarët e këtyre tokave do të bashkë-financonin vetëm e vetëm që kjo pjesë të merr pamjen e një qyteze moderne me gjithë infrastrukturën e nevojshme.
Iniciativa e pronarëve është që në një seancë të Kuvendit Komunalë të Gjilanit të shtrohet kjo çështje dhe Kuvendi të merr një vendim që në atë zonë të lejohet të ndërtohet edhe objekte të banimit të lartë deri në 15 kate.
Ajo zonë të shpallët zonë e interesit të posaçëm publik dhe mos të lejohen ndërtime pa leje sepse një gjë e tillë do ta shëmtonte këtë pjese.
Pra, të krijohet një qytezë prej afërsisht 100 hektarë, që do të mundë të quhej “Lagjja amerikane”, e që do të ishte një simbolik e mirë , në shenjë falënderimi për popullin dhe ushtrinë amerikane që ndihmojë çlirimin e vendit tonë.
Pastaj e veçanta është së pikërisht në këtë vend, pas çlirimit, ishin të vendosur forcat paqeruajtëse të KFOR-it amerikan, që po kontribuojnë tani për paqen në Kosovë dhe ndërtimin dhe zhvillimin e saj. /2lonline/