Tani më është certifikuar Zona ekonomike e Vitisë, e cila lidh 5 komunat e rajonit të Lindjes dhe shtrihet përgjatë magjistrales Ferizaj-Gjilan në fshatin Budrigë.
Nënshkrimi i certifikimit të kësaj zone në fshatin Budrigë.u bë nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami dhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, pas procedurave të kërkuara para këtij certifikimi.
Në vendimin e lëshuar për këtë zonë thuhet se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë jep pëlqimin e themelimit të Zonës Ekonomike, respektivisht Parkut Industrial në Budrigë komuna e Vitisë, duke u bazuar në faktin se kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi, janë plotësuar.