(2LONLINE) – Autoritetet Policore të Kosovës kanë bërë me dije sen ë fshatin Ropotovë, të Ranillugut është përfshirë nga zjarri objekti për mbajtjen e ushqimit të bagëtisë pronë e ankuesit, një qytetar kosovar i përkatësisë serbe.
Si pasojë e zjarrit objekti si dhe ushqimi i bagëtive janë djegur në tërësi.
Vlera e dëmeve të shkaktuara nga zjarri dyshohet se është rreth 10.000 €. Shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë një poq elektrik i cili ishte i ndezur në objekt. Nuk raportohet për të lënduar. /2lonline/