Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (NJPZSH) të komunës së Vitisë, po vazhdon të jap një kontribut të çmuar në luftën kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19 në këtë komunë.
Kjo njësi sot serish ka bërë pastrimin dhe klorifikimin e rrugëve, shesheve dhe trotuareve në qytetin e Vitisë.
Hetem Jakupi, Komandanti i NJZPSH-Viti bëri me dije se sot është bërë pastrimi dhe klorifkimi i hapësirave të jashtme në brendësi dhe në periferi të qytetit të Vitisë kurse dje ata kanë bërë pastrimin dhe klorifikime të tilla në fshatin Ramjan të Vitisë.