Drejtoresha e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Pajtesa Kryeziu së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike njëherit edhe koordinatorin e Shtabit Emergjent Komunal, Ramadan Basha kanë vizituar Qendrën e Zjarrfikëseve në Kamenicë.
Kryeziu ka falenderuar zjarrëfikësit të cilët janë duke dhënë maksimumin që të ndihmojnë institucionet e komunës për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Si çdo herë edhe në këtë kohë të pandemisë zjarrfikësit tanë të mobilizuar maksimum”, ka thënë ajo.