Autoitetet policore kanë bërë me dije për dy zjarre fushore që kanë shpërthyer në fshatrat Zhiti e Pozheran të Komunës së Vitisë.
Në rastin e parë janë djegur rreth 4 hektarë të një fushe, ndërsa në rastin tjetër rreth 3 hektarë fushë
Në të dyja rastet, zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar.
Rastet e ndara sipas raportit të Policisë së Kosovës:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
· Fsh. Zhiti, Viti 03.08.2021 – 19:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 4 hektarë të një fushe. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.
· Fsh. Pozheran, Viti 03.08.2021 – 20:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 3 hektarë fushë. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.