Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Drejtoria rajonale e Policisë, stacioni policor në Gjilan, sot me 08.07.2023 në ora 08:45 nga qendra emergjente 112 ka pranuar një informatë se nga një banesë afër tregut të gjelbër, kati i katërt, është duke dal tym. Janë angazhuar njësitet patrulluese. Njësitet e zjarrfikësve me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes.
“Janë evakuuar të gjithë banorët e banesave përreth për çështje sigurie. Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në banesë është gjetur një person pa shenja jete, i gjinisë mashkullore, rreth 50 vjeç “, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
“Hetuesit rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, ka thënë toger Hashani. /2LONLINE/