Vikendi i kësaj jave në Komunën e Kamenicës mblodhi qytetarë të shumtë jo vetëm vendas por edhe nga vendet e tjera të Kosovës, si dhe vizitorë nga vendet e huaja, për të provuar për herë të parë litarin rrëshqitës tek “Lugu i Verdhë”, njofton Komuna e Kamenicës.
“Adrenalinë, buzëqeshje e mbi të gjitha një ambient tejet relaksues, ishte pamja që përcolli këta qytetarë së bashku më Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, të cilët shijuan bukuritë e shumta të këtij vendi në Kamenicë”.
“E shtuna ishte dita ku të gjithë të interesuarit shijuan për herë të parë falas litarin rrëshqitës tek “Lugu i Verdhë” (Zipline), një eksperiencë që nuk do të harrohet nga ta, kurse e diela ishte dita e ecjes tradicionale “Për një Kamenicë të Gjelbër” (Hiking), ku kësaj ecje iu bashkangjitën përveç qytetarëve edhe vullnetarë nga ‘Peace Corpus”.
Vikende të tilla i sjellin edhe më shumë ngjyra pamjes së bukur vjeshtore të Kamenicës, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/