DYLON

Parashikimi i motit për pesë ditë

Parashikimi i motit për pesë ditë
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ja parashikimi i motit për pesë ditë (30 tetor – 03 nëntor 2023)

E hëne – Mot kryesisht me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

EkoHigjiena

E marte – Mot me diell dhe vranësira të shpërrnda, Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqerohen me reshje shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët.Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.Si pasojë e ndryshimit të grafikut termik në orët e para mund të paraqitet mjegull e radiacionit ( rrezatimit tokësor).Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius..

E enjte – Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndyshime, pasiqë do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake,përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta. Minimalet 5-7 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parasihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10m/s. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.