Togu i Ujërave të Kompanisë së Kërkim-Shpëtimit të FSK-së gjatë kësaj jave po zhvillon trajnim rifreskues me Qendrën e Zhytjes së Forcave Detare të Shqipërisë në Pashaliman të Vlorës.
Krahas bashkëpunimit vëllazëror mes forcave tona, qëllimi i këtij trajnimi është edhe shkëmbimi i përvojave në lëmin e zhytjes si dhe avancimit të shkathtësive në kërkim-shpëtim ujor.
Përveç tjerash, gjatë trajnimit u aplikua edhe përdorimi i dhomës dekompresive – barokmer, në rast të lëndimit të zhytësit, si masë e rëndësisë së veçantë për sigurinë dhe kujdesin ndaj shëndetit të zhytësit. /2LONLINE/