DYLON

Memorandumi i Mirëkuptimit për caktimin e oficerit ndërlidhës të FSK-së, në Qendrën e Luftës Tokësore në Warminster

Memorandumi i Mirëkuptimit për caktimin e oficerit ndërlidhës të FSK-së, në Qendrën e Luftës Tokësore në Warminster
Avatar photo Redaksia

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, për caktimin e oficerit ndërlidhës të FSK-së, në Qendrën e Luftës Tokësore në Warminster.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot së bashku me Zv.Ambasadorin Britanik Jacob Webber, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, për caktimin e oficerit ndërlidhës të FSK-së, në Qendrën e Luftës Tokësore – Dega Luftarake në Warminster.

EkoHigjiena

Memorandumi i nënshkruar është në kuadër të aktiviteteve të përcaktuara në Marrëveshjen e bashkëpunimit bilateral Kosovë- Mbretëri e Bashkuar, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të nënshkruar mes dy ministrive të mbrojtjes më 14 shtator 2021.

Qëllimi i këtij memorandumi ndërlidhet me nevojën për bashkëpunim dhe dëshirën për të forcuar lidhjet e miqësisë dhe mirëkuptimit midis dy vendeve, ministrive dhe forcave tona.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.