Një studim kanadez, ka treguar se ekspozimi në ambient të zhurmshëm nuk i bën keq vetëm veshëve, por edhe rrit rrezikun për t’u prekur nga sëmundje kardiovaskulare, si infarkti.
Këta kërkues të universitetit British Columbia kanë hetuar 6 mijë punonjës gjatë 5 viteve rresht, të cilët kanë kryer vizita mjekësore, teste laboratorike dhe pyetësorë mbi stilin e jetës.Nga të dhënat e mbledhura ka dalë se një në pesë punëtorë, gjatë intervistës, punonte në një ambient të zhurmshëm dhe kjo minimalisht ndodhte prej nëntë muajsh.
Duke analizuar gjendjen e tyre shëndetësore, kërkuesit vëzhguan se ekspozimi kronik ndaj zhurmave në vendin e punës është drejtpërdrejtë i lidhur me rritjen trefish të rrezikut të prekjes nga angina pectoris, ndryshe dhimbje të muskulit të zemrës dhe me rritjen dyfish të shtimit të rënies së tensionit.
Shumica e punëtorëve ishin meshkuj të cilët varionin me një mesatare jetësore prej 40 vjetësh e që tentonin të pinin duhan e të shtonin në peshë më tepër krahasuar me kolegët e tyre, më të heshtur, pra jo të zhurmshëm.