Është raportuar se Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim dhe mund të mungoj disa ndeshje me Baselin. Megjithatë, talenti kosovar është shëndosh e mirëdhe nuk po vuan nga ndonjë lëndim shqetësues.
Edoni është në formë shumë të mirë dhe do të jetë startues me Baselin të dielën kundër Servette në ndeshjen e Superligës së Zvicrës.
Zhegrova ka “blinduar” pozitën e tij në formacionin e Marcel Koller.
Aktualisht, 20 vjeçari është i huazuar nga Genk, por Baseli pritet të paguaj kartonin e tij në fund të sezonit.