Autoritetet policore, në raportin e tyre 24 orësh, kanë bërë me dije për dy raste të vjedhjeve të rënda, që në statistikat policore rezultojnë të kenë ndodhur në Zhegër të Gjilanit.
Në njërën rast është vjedhur para e stoli ari, e në rastin tjetër, një pistoletë me leje dhe 50 fishekë, para, stoli ari dhe DVR-in e kamerave.
Në asnjërën prej rasteve nuk raportohet për të arrestuar, derisa raste janë duke u hetuar.
VJEDHJE E RËNDË
· Fsh. Zhegër, Gjilan 29.03.2024 – 19:30-22:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se gjatë kohës sa nuk ka qenë askush në shtëpi, aty kanë hy persona të panjohur prej ku kanë vjedhur para e stoli ari. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.
· Fsh. Zhegër, Gjilan 29-30.03.2024 – 19:50-01:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se gjatë kohës sa nuk ka qenë askush në shtëpi, aty kanë hy persona të panjohur prej ku kanë vjedhur një pistoletë me leje dhe 50 fishekë, para, stoli ari dhe DVR-in e kamerave. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime. /2LONLINE/