Autoritetet Policore kanë raportuar për një rast të aksidentit në trafik që ka rezultuar me lëndime. Sipas policisë, në fshatin Zhegër të Gjilanit, një qytetar derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.