Një e mitur nga fshati Llabjan i Novobërdës është raportuar e zhdukur. Rastin në Polici e ka raportuar nëna e saj.
Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Llabjan të Komunës së Novobërdës, ankuesja ka paraqitur rastin në polici se vajza e saj e mitur, kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në këndin e lojërave te shkolla fillore, por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer.
Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.
Raporti i policisë:
PERSON I ZHDUKUR
Fsh. Llabjan, Novobërdë 02.05.2021-18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur viktima femër kosovare kishte dalë nga shtëpia e saj për të shkuar në këndin e lojërave te shkolla fillore por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet. /2LONLINE.com/