Në Policinë e Kosovës është raportuar për zhdukjen e një të miture nga Gjilani.
Autoritetet policore kanë bërë me dije se, në Gjilan, nga familjarët është lajmëruar një rast në polici që ka të bëjë me një të mitur, e cila ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Rruga “Vëlezërit Maliqi”, Gjilan 05.09.2020 – 22:00. Ankuesja ka raportuar se vajza e saj, e mitur, është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në raportin e policisë, që rastin e ka klasifikuar si: “Person i zhdukur”.
Rasti është duke u hetuar. /2LONLINE.com/