DYLON

Gjilan: E goditi me dru në kokë, arrestohet nga policia

Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në raportin e saj ditur ka bërë me dije edhe për një rast të “lëndimit të rëndë trupor”, që është regjistruar si rast në Gjilan.

Sipas policisë, në rrugën “Muharrem Ibrahimi” në Gjilan, është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi i njëjti ka goditur në kokë me mjet të fortë (dru), viktimën, mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.