Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në prill të këtij viti. Zgjedhjet presidenciale të gjashtat me radhë ishin shpallur nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi më 8 shkurt.
Rrethi i parë i zgjedhjeve është caktuar për më 21 prill, ndërsa i dyti do të mbahet më 5 maj.
Partitë nga koalicioni në pushtet LSDM-ja dhe BDI-ja në zgjedhjet presidenciale do të dalin me kandidat të përbashkët.
Konkursi i LSDM-së për paraqitjen e kandidatëve për president të shtetit përfundoi më 19 shkurt. I vetmi për të cilin dihet se ka dorëzuar kandidaturë për president nga LSDM-ja është ish ambasadori Gjorgji Filipov.
LSDM-ja për të dielën paralajmëroi Kongres në të cilin do të kumtohet emri i kandidatit për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut.