/2L ONLINE/ – Zgjedhjet në SHBA, janë doemos një ndër ngjarjet më me ndikim global. Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje tek një shtet I zakonshëm, ku dy forca politike garojnë për kreun e shtetit. Fituesi nuk do të menaxhoj me një shtet të vetëm apo regjion, siç është rasti i një shteti evropian i cili mund të ketë ndikim regjional etj.
Zgjedhjet në SHBA, kanë karakter global. Aty zgjidhet lideri i botës demokratike apo siç njihet në gjuhën angleze “Lider of the free world”. Prandaj, edhe Republika e Kosovës padyshim që ka një lidhje dhe interesim të veçantë në relacion me zgjedhjet që janë duke u zhvilluar në SHBA.
Duke e njohur historinë tonë të re dhe të vjetër, nuk do shumë që të shpjegohet se nga vie interesimi për këto zgjedhje që po zhvillohen me një intensitet të paparë deri më tani për zgjedhjet amerikane.
Por, duke e njohur pozicionin shqiptar në relacion me këto zgjedhje dhe sidomos tani që për kandidat kemi një zonjë (Hillary Clinton), e cila e ka një pjesë të historisë të saj të lidhur me ekzistencën tonë si shtet dhe si komb. Nuk do shumë po ashtu, për të kuptuar se kë do ta votojnë apo admirojnë si president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuar të Amerikës.
Para se të arrijmë deri tek kjo çështje, le të kthehemi pak në retrospektiv, tek historia e dy taborëve politike në SHBA.
Partia Demokratike i ka themelet deri tek ish Presidenti Thomas Jefferson, përndryshe të njohur me emrin “Republikanët e Jefferson-it” që e kanë kundërshtuar furishëm Partinë Federale (që ka ekzistuar në atë kohë) sidomos për pikëpamjet e tyre nacionaliste. Slogani fillestar i demokrateve ka qenë “Let the people rule” ( leni njerëzit që të vendosin vet).
Komiteti Nacional Demokrat, zyrtarisht është themeluar me 1848. Gjatë luftës civile në SHBA, ka pasur një ndarje të madhe në Komitetin Nacional Demokrat në relacion me çështjen rreth atyre që e kanë përkrahur, dhe atyre që e kanë kundërshtuar skllavërimin, ndarje kjo që ka dërguar deri tek themelimi i Partisë Demokratike, këtë parti që ne e njohim sot. Simboli figurativ i demokrateve është “gomari”.
Partia Republikane është shfaqur pak para se të fillonte lufta civile në SHBA. Ata kanë qenë për një kohë të gjatë kundër skllavërimit. Partia Republikan ka qenë parti e tretë në nivel nacional. Ajo u bë parti serioze në momenti kur kandidati i tyre Abraham Lincoln është bërë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenca e Abraham Lincoln-it e ka ndihmuar Partin Republikane që të fitojË pozitën e një ndër partive kryesore në SHBA, e sidomos me qëndrimet e PresidentiT Lincoln rreth skllavërimit. Simboli figurativ i republikanëve është “elefanti”.
Tani t’i kthemi zgjedhjeve nacionale amerikane, që janë duke e zhvilluar këtyre ditëve. Këto zgjedhje, që sipas shumë analistëve, do të jenë zgjedhjet më të paparashikuara në historinë e zgjedhjeve amerikane. Arsyet për këtë janë të shumta, duke filluar me një kandidat republikan si z. Trump, i cili për shumë njerëz dhe analist politik, në fillim të zgjedhjeve të brendshme republikane, u shfaq si një “cirk i vërtetë”.
Qëndrimet e z. Trump janë aq jo populiste sa qesharake dhe të paparashikuara. Ai në shumë qëndrime ka shfaqur “seksizëm”, “racizëm” etj. sa që askush me përvojë politike, nuk ka besuar që ai do të arrij aty ku është tani, kandidat për president të SHBA-së. Padyshim që tani kanë ndryshuar kartaT apo qëndrimet NË lidhje me z. Trump, por që nuk nënkupton që z. Trump ka ndryshuar, përkundrazi, ai veç sa e ka sforcuar pozicionin e tij, sidomos pas një fitoreje bindëse që ka arritur në taborin Republikan.
Shtrohet pyetja, pse z. Trump është duke marrë gjithë këtë përkrahje tek populli amerikan? Donald Trump është një biznesmen amerikan shumë i suksesshëm në tërë globin. Ai, te vetja e tij përfaqëson vlerën kryesore amerikane “Dreams Come True” (Ëndrrat realizohen) . Paraqitjet dhe qëndrimet e tij në relacion me sigurinë globale dhe çështjet e brendshme amerikane, kanë zgjuar kureshtjen e një kategorie të popullit amerikan, e cila deri më tani ka qenë “votues i fjetur” ose nuk ka pasur interesim për të ndryshuar asgjë në politikën amerikane.
Donal Trump, proklamon idenë e zgjimit të Amerikës, që përmes sloganit të tij “Let’s make America Great Again”, ka nxitur ndjenjën amerikane të superioritetit ndaj botës, e që realisht, që nga koha e Presidenti Obama është zbehur shumë. Prandaj, populli amerikan ka pasur nevojë për një (ri)zgjim të tillë dhe ndoshta është gati që ta përkrah një kandidat që ka arritur për një kohë shumë të shkurt të cenojë të gjitha themelet e bashkëpunimit inter-kontinental që janë krijua me aq mund dhe sakrificë nga udhëheqësit amerikan.
Në anën tjetër, kemi Hillary Clinton, që është sinonim i një politike vazhduese amerikane. Përmes saj, populli amerikan dërgon porosinë e një vazhdimësie të politikës amerikane së paku 20 vjeçare. Znj. Clinton ka një histori të bujshme në politiken amerikane, që ka përvojë të madhe, si në politikën e brendshme po ashtu Edhe në atë ndërkombëtare. Ajo është sinonim i sigurisë, paqes dhe i stabilitetiT amerikan dhe global. Por, a mjafton kjo për ti fituar zgjedhjet amerikane?! Shumë analist kanë thënë “JO”, nuk mjafton. Znj. Clinton e kanë përcjell shumë skandale kohëve të fundit, e një ndër kryesoret që nuk E harron populli amerikan, është çështja e Libisë – Bangazi (sulmi terrorist ndaj konsullatës amerikan, Me ç‘rast kishte ambasadori amerikan). Në atë kohë, znj. Clinton ishte Sekretare e shtetit, ndërsa është akuzuar shumë në lidhje me këtë fatkeqësi. Ajo dhe Departamenti i Shtetit, akuzohen se kanë pasur njohuri rreth rrezikut nga sulmet terroriste dhe që nuk kanë ndërmarr asnjë veprim në parandalimin e asaj fatkeqësie. Kjo është një njollë e madhe e zezë që po e ndjek znj. Clinton qe një kohë të gjatë.
Problemi tjetër te znj. Clinton, është çështja e “emailave” në kohën sa ishte Sekretare e shtetit. Ajo akuzohet që ka shfrytëzuar emalin e saj privat për punët zyrtare të saj. Kjo është një ndër pikat më të dobëta të znj. Clinton, sepse, ajo përmes këtij gabimi të “qëllimshëm”, “rastësisht”, ka rrezikuar sigurinë nacionale të SHBA-së, e që kjo nuk harrohet lehtë nga populli amerikan.
Shumica e shqiptarëve, ku do që jetojnë, e kanë një qëndrim publik lidhur me këto zgjedhje dhe këta kandidatë. Mirëpo, kjo nuk duhet të nënkuptohet se populli ynë duhet doemos të mbështes vetëm një krah politik në këto zgjedhje, aq të paparashikuara të SHBA-së
Prandaj, ne shqiptarët nuk duhet që ta “ZBULOJMË UJIN E NXEHTË” por, duhet vetëm që ta ndjekim praktikën e shteti izraelit se si funksion në relacion me zgjedhjet nacionale amerikane.
E sidomos nuk duhet që ta përsërisim gabimin që ka bërë kryeministri shqiptar në relacion me kandidatin republikan. Ndaj, ne kurrsesi nuk guxojmë që të jemi pre e emocioneve dhe politikave ditore tona, por duhet që të tregohemi sy hapur dhe të kujdesshëm në relacion me zgjedhjet në SHBA.
Në këtë relacion, e kemi thënien tonë adekuate: “nëse nuk mund të ndihmosh, s paku mund të thuash puna e mbarë”!
Në këtë relacion, udhëheqësit kosovar kanë qenë më të vëmendshëm në ndjekjen e diskursit zyrtar – politik, për zgjedhjet amerikane.
Prandaj, ne si popull që kemi lidhje të veçanta me shtetin mik, Shtete e Bashkuar të Amerikës, duhet të jemi më të kujdesshëm në këtë drejtim. Ne duhet që, në politika nacionale të kemi kujdes në shmangien e ndikimit emocional qe të mos mbizotëroj logjika e një politike balancuese që duhet të ndiqet nga votuesit shqiptar. Përmes institucioneve tona dhe organizatave, shoqatave, etj. duhet t’ua bëjmë me dije miqve tanë amerikan, si Republikan ashtu edhe Demokrat, që interesi jonë nacional (shqiptar), është të ndjekim dhe të vazhdojmë miqësinë tonë ndërshtetërore pa marrë parasysh se, cili do të jetë epilogu i zgjedhjeve nacionale amerikane. /2L ONLINE/