Federata e Futbollit e Kosovës ka vendosur që të dielën të mos caktojë asnjë ndeshje kampionale, për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve në Kosovë.
Edhe pse ishte diskutuar fillimisht që ndeshjet të zhvillohen të shtunën dhe të hënën, vendimi i fundit është që vetëm një ndeshje të zhvillohet të shtunën, ndërsa të tjerat të hënën dhe të martën.
Ky është orari i javës së 9-të në Superligë.
E shtunë 5 tetor ora 14:30
Llapi – Ferizaj
E hënë 7 tetor ora 14:30
Trepça 89 – Feronikeli
Vushtrria – Flamurtari
Ballkani – Prishtina
E martë 8 tetor ora 14:30
Drenica – Drita
Gjilani – Dukagjini.