Teatri ynë, si çdo institucion tjetër publik, financohet nga paraja e publikut apo qytetarëve, përmes pagesës së tatimeve, të cilëve mandej paraja e investuar u kthehet në shërbim, meqë po nënkuptohet se publiku, ka interes edukativo-kulturor e argëtues të ketë teatër.
Avni Shkodra
Prandaj edhe është hartuar e miratuar ligji për teatrot, në mënyrë që të mos u shkoj qytetarëve investimi huq, por të ketë rregull ligjor, i cili e ndihmon funksionimin e këtij institucioni.
Që i bie se shteti detyrohet ta funksionalizojë teatrin, ashtu sikur qytetari obligohet t’i paguaj tatimet. Që i bie se shteti duhet t’i kryej detyrat, të cilat ia ka dhënë vetit obligim.
Qeveria e ardhshme, e cila do të del nga këto zgjedhje nacionale, ka obligim ligjor që të koordinohet me qeverinë aktuale lokale ose nëse jo me aktualen, për shkak se edhe zgjedhjet lokale janë në fund të këtij viti, atëherë maksumimi i kohës kur punëtorët e teatrit të futen në paga të rregullta, do të duhej të ishte periudha e vitit 2018, kur edhe krijohet qeveria e re lokale e Gjilanit dhe ajo qendrore e Kosovës.
Kjo mendoj se është koha e fundit kur do të duhej të bëhej zgjidhja për teatrin e Gjilanit, në: Pagesën e rregullt të punëtorëve, investimet për produksion/repertor, menagjimin e sallës, kthimin e pozitave të marra në teatër, etj.
Nëse Teatri i Gjilanit futet në funksion ligjor, me një menagjment cilësor, përzgjedhje të teksteve me interes për publikun, në mënyrë që sallat të mbushen vazhdimisht, ka mundësi reale, që Teatri i Gjilanit të krijojë mirëqene për të gjithë aktorët të cilët jetojnë në këtë qytet, rreth 30 sosh momentalisht. Veç këtyre, angazhime e mirëqenie do të kishin edhe shumë artistë të të gjitha disiplinave, si: Regjisorët, artistët vizuel, muzicientët, letrarët, etj.
Partitë politike, nuk kanë punë tjetër, pos t’i fusin në funksion institucionet, të krijojnë lehtësira, të krijojnë mirëqenie, të krijojnë siguri shëndetësore, ta ngrisin standardin jetësor. Kjo është puna për të cilën ata paguhet, fuqizimi i shtetit.
Nëse politika obligimin e vet ndaj teatrit, nuk e ka kryer prej vitit 2012 kur edhe e kemi ligjin e ri për teatrot e edhe më herët me ligjin e kohës së UNMIK-ut, atëherë unë pa tjetër duhet ta marr mundin edhe ta shkruaj këtë shkrim, në vend së të isha në vendin e punës, duke mbajtur prova, për një shfaqje të cilën do ta shfaqnim sonte.
Uroj një të ardhme më të mirë për të gjithë artistët.