DYLON

LDK: Valentina mblodhi më shumë përkrahës sesa koalicioni i natës në palestër!

LDK: Valentina mblodhi më shumë përkrahës sesa koalicioni i natës në palestër!
Avatar photo Redaksia

Mbi 500 anëtarë të familjes Bunjaku dhe Rexhepi kanë dhënë mbrëmë mbështetje të fuqishme familjares së tyre, kandidates për deputete nga radhët e LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi.

Nënkryetari i LDK-së në nivel qendror, Lutfi Haziri, e ka përshëndetur këtë tubim, duke e vlerësuar si më masovik se ai në palestër i rivalëve.

“Mbështetja kaq masive e këtyre dy familjeve të respektuara, është shumë e rëndësishme për të ardhmen politike të Valentinës. Pra, suksesi determinohet kur të mbështetë familja. Kjo tregon që familja për ne është e shenjtë. Pra, ne si LDK bazën e kemi në familje, punojmë për shtet dhe besimin e kemi në Zot. Ju keni treguar që më shumë ka njerëz në këtë sallë sesa në tubimin e rivalëve në palestër”, tha Haziri.

EkoHigjiena

Haziri tha se Bunjaku Rexhepi do të jetë përfaqësuese e denjë e familjes dhe e gjilanasve në Kuvendin e Republikës.

Ndërsa, kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi ka falënderuar kryetarin Haziri dhe familjet e saj, Bunjaku e Rexhepi, për mbështetjen kaq të madhe në rrugën e saj drejt Kuvendit të Republikës.

“Kjo përkrahje e familjarëve të mi dhe e kryetarit Haziri më bënë shumë krenare dhe të sigurtë se do t’ia dalë suksesshëm kësaj sfide. Iu jap fjalën se do të jem zë i fuqishëm i juaji e i Gjilanit në Kuvendin e Kosovës dhe do të punoj me krejt kapacitetin tim intelektual e njerëzor për të mirën e vendit”, tha Bunjaku Rexhepi.

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.