Lideri i PDK-së Hashim Thaçi, ai i LDK-së Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, janë takuar sot paradite. Kështu raporton Klan Kosova, që sipas tyre, tre liderët, janë marr vesh që zgjedhjet parlamentare të mbahen në qershor.
Arsyet për këtë thuhet se janë të shumta, por argumenti kryesor për votime në këtë muaj është evitimi i një krize të mundshme parlamentare.
Ndryshe, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë Presidentii vendit cakton dhe shpall datën e zgjedhjeve pas konsultimit me partitë politike.
President cakton datën e zgjedhjeve jo më herët se gjashtë muaj dhe jo më vonë se katër muaj para datës së tyre. Kjo sa i përket zhedhjeve të rregullta që duhet mbahen qdo katër vjet.
Për ato të parakohshmet, shpërndahet Kuvendi dhe Presidenti i cakton jo më vonë se 10 ditë pas shpërndarjes. Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë ditë dhe më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes.