Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatin Karaçevë e Poshtme.
Të pranishëm kanë qenë 62 pjesëmarrës në takim, ku me 58 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Selver Lenjani, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Edon Fera, Rinor Selishta, Fekri Keka, Etrit Lenjani.
Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “Asllan Thaqi”. /2LONLINE/ /2LONLINE/