Ed Sheeran sapo ka arritur një sukses tjetër në karrierën e tij. Këngëtari është shpallur këngëtari më i mirë i dekadës në Britani nga “Official Charts Company”.
Këngët e tij kanë qëndruar për javë të tëra në krye të klasifikimeve dhe mbajnë rekorde klikimesh.
Tre prej projekteve të tij muzikore janë shpallur këngët e dekadës duke përfshirë “Shape Of You”, “Thinking Out Loud” dhe “Perfect”.
Ed Sheeran është artisti që ka numrin më të madh të këngëve single dhe albumeve që kanë zënë vendin e parë në tabelat britanike, 12 në total.
Këngët e tij dëgjohen masivisht në të gjithë botën dhe kjo e ka bërë që ai të jetë pjesë e listës së këngëtarëve më të paguar për vitin 2019.