Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina Bunjaku, priti në takim zv. presidentin e Federatës Evropiane të Volejbollit, Özkan Mutlugil, dhe kryetarin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi.
Gjatë këtij takimi zëvendësministrja e njoftoi zv. Presidentin e Volejbollit z. Özkan Mutlugil për gjendjen aktuale të volejbollit në vendin tonë. Po ashtu ajo tha se “volejbollistët tanë po na bëjnë krenarë me sukseset e tyre në vend dhe në garat evropiane e ndërkombëtare dhe ne si Ministri jemi të përkushtuar që në vazhdimësi të mbështesim sportin në vendin tonë, me qëllim që të kemi një infrastrukturë sa më të mirë sportive. ”
Ndërkaq, zv. presidenti Özkan Mutlugil falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për pritjen dhe premtoi bashkëpunim edhe në të ardhmen. Ai tha se “ne zotohemi që shtetin e Kosovës ta ndihmojmë në aspektin infrastrukturor e me theks të veçantë ne do të përkujdesemi që profesorëve të edukatës fizike-sportive t’iu mundësojmë trajnime në mënyrë sistematike për fushën e volejbollit”.