Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, vizitoi policinë rajonale të Gjilanit, ku u prit nga drejtoresha e këtij rajoni, znj. Elmina Mahmuti dhe bashkëpunëtorët e saj.
Në këtë takim u bisedua për Ligjin e policisë, për pensionim të parakohshëm, objektin e Policisë së këtij rajoni i cili ende nuk ka përfunduar, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftimin e trafikimit me narkotikë si dhe për problemet me trafikun në nivel të regjionit të Gjilanit.
Me këtë rast, zëvendësministri Zeka theksoi se MPB do të përpiqet që vitin e ardhshëm të fusë në buxhet Ligjin për pensionimin e parakohshëm të Policisë si dhe objektin e pa përfunduar të Policisë në Gjilan.
Gjithashtu, theksoi se MPB do të jetë e pa kompromis në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Vendimet e fundit të MPB-së sa i përket trafikut në nivel të Kosovës u vlerësuan se kanë sjellë rezultate të prekshme edhe në nivele të regjioneve.