DYLON

Nga Fondacioni i këngëtares Dua Lipa -Sunny Hill, përfiton edhe Shkolla e Muzikës në Gjilan

Nga Fondacioni i këngëtares Dua Lipa -Sunny Hill, përfiton edhe Shkolla e Muzikës në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Fondacioni i këngëtares Dua Lipa -Sunny Hill ndau donacion për Shkollën e Muzikës në Gjilan.

Ky fondacion i mbështetur nga Dua Lipa dhe i themeluar si pjesë e Festivalit “Sunny Hill” ndau një shumë prej rreth 100.000 euro për OJQ, aktivitete kulturore dhe shkolla të suksesshme të Muzikës në Kosovë.

Çmimin e Shkollës së Muzikës në Gjilan, e pranoi drejtori, Kushtrim Jakupi i cili tha se është i kënaqur dhe i privilegjuar qê nê emër të nxënësve tê shkollës, tê pranoj këtë donacion i cili është shumë domethënës dhe ka simbolikën e tij që fëmijët tanë të talentuar duhet mbështetur edhe mê shumë sepse ata dinë të arrijnë majat botërore sikurse Dua.

EkoHigjiena

“Sa mirë kur ylli jonë i muzikës, nuk i harron dhe i vlerëson talentêt e shumtë nga vendi prej nga ajo vjen”, ka thënë Jakupi, i cili falënderoi Dua Lipën dhe të gjithë miqtë e sajê nga “Fondacini Sunny Hill” për këtë mbështetje për shkollën.

Në koherencën me Media tê mbajtur nga ylli i muzikës Dua dhe babai i saj Dukagjin Lipa u shpalos projekti i festivalit të muzikës “Sunny Hill” i cili do te zgjas 3 ditë, nga data 10, 11 dhe 12 Gusht dhe do tê mbledhë artist muzikor të njohur botëror dhe vendorë si dhe do të ketë karakter human.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.