Me qëllim të njohjes nga afër me fillimin e trajnimit bazik të grupit të parë të rekrutëve të rinj, Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, vizitoi Qendrën e Stërvitjes Bazike në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj.
Me këtë rast, ai u prit nga Zv.Komandanti i KDS-së, Kolonel Mehmet Lladrovci i cili e njoftoi me përgatitjet paraprake për fillimin dhe mbarëvajtjen sa më të suksesshme të trajnimit bazik për këtë grup dhe dy grupeve tjera pasuese të rekrutëve të përzgjedhur nga procesi i fundit rekrutues.
Në vazhdim, Zv.Ministri Syla vizitoi edhe ambientet e akomodimit, mësimit dhe stërvitjeve, ku rekrutëve të rinj u dëshiroi suksese me këshillën për disiplinë dhe angazhim e përkushtim të madh. /2LONLINE/