DYLON

Gjeneral Jashari priti në takim ushtarakët- kapelanë të Gardës Kombëtare të Iowa-s

Gjeneral Jashari priti në takim ushtarakët- kapelanë të Gardës Kombëtare të Iowa-s
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim, delegacionin e ushtarakëve-kapelanë të Gardës Kombëtare të Iowa-s të kryesuar nga Major Jeremy Taylor.

Me këtë rast, Gjeneral Jashari, delegacionit nga Iowa u shprehu mirënjohjen e lartë për gjithë mbështetjen e deritashme në të gjitha fushat e zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së.

EkoHigjiena

Ai gjithashtu, ndër të tjera, theksoi edhe objektivin e tij për zhvillimin e komponentës së Kapelanisë së FSK-së duke vlerësuar lart edhe mbështetjen e Kapelanisë së Gardës Kombëtare të Iowa-s në këtë aspekt.

Gjithashtu, ai njoftoi se përgatitja e udhëzuesit për çështjen përkatëse është në proces të finalizimit dhe do të jetë në bazë të parimeve doktrinore të FSK-së, si dhe rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Në fund, ishte vlerësim i përbashkët se, përgatitja shpirtërore e ushtarakëve të FSK-së, krahas përgatitjes psiko-fizike dhe specialistike, është shumë e rëndësishme për përmbushjen e suksesshme të detyrave dhe misionit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.