Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, priti sot në takim lamtumirës Shefin e këshilltarëve të NALT-it, kolonelin amerikan, Kerry Davis.
Në këtë takim, Zëvendësministri Syla i shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për angazhimin e tij njëvjeçar në kuadër të ekipit këshillues të NATO-s, në Ministrinë e Mbrojtjes, me përkushtim të lartë profesional si dhe për ofrimin e këshillave shumë të nevojshme për stafin vendor të Ministrisë së Mbrojtjes nga eksperienca e tij e gjatë e liderit ushtarak.
Gjithashtu, Zv.ministri Syla theksoi se roli i ekipit këshillues të NATO-s në përgjithësi dhe i Departamentit të Mbrojtjes dhe forcave të armatosura të SHBA-së është jetik në proceset zhvillimore dhe integruese të Ministrisë dhe forcave tona.
Nga ana e tij, kolonel Davis vlerësoi lart të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke shprehur besimin në realizimin e suksesshëm të vizionit të ministrit të Mbrojtjes. /2LONLINE/