DYLON

Menaxhmenti i UKZ-së ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it në Gjilan

Menaxhmenti i UKZ-së ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar në një vizitë komandanti i ri i Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) i KFOR-it turk për Rajonin e Gjilanit në Kosovë, Kapiten Engin Binkuyu me bashkëpunëtorët e tij.

Ai është pritur në takim nga Prorektori për Mësim , Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Xhevdet Thaqi, Prorektori për Buxhet dhe Financa, Bajram Fejzullahu dhe Sekretari i Përgjithshëm Vaxhid Sadriu.

EkoHigjiena

Prorektori Xhevdet Thaqi e ka informuar Komandatin Engin Binkuyu për aktivitetet, zhvillimet dhe të arriturat e Universitetit, derisa e ka falënderuar atë  për gatishmërinë që KFOR ka për të ndihmuar UKZ-në.

Kurse Prorektori Bajram Fejzullahu ka falënderuar Komandantin Engin Binkuyu për vizitën dhe për  mbështetjen e madhe që KFOR ka në ruajtjen e sigurisë  në Kosovë.

Nga ana e tyre komandanti Engin Binkuyu me bashkëpunëtorët e tij premtuan vazhdimin e bashkëpunimit dhe treguan mundësitë e ndihmës për UKZ-në përmes ndërmjetësimit me organizatat e ndryshme të Turqisë.

Në ndërkohë të gjithë së bashku  kanë shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimeve të mëtutjeshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.