Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku priti sot përfaqësues të shoqatës “Berliner Kellerunde” nga Gjermania, të cilët i ka njoftuar me zhvillimet në shëndetësinë kosovare, kapacitetet e sektorit shëndetësor kosovar, bashkëpunimin me shtetet të ndryshme dhe reformën shëndetësore.
Përfaqësuesit e kësaj shoqate, që përfaqësojnë brenda vetes profile të ndryshme nga politika, mjekësia, ekonomia, arkitektura, teologjia, etj. janë interesuar gjatë këtij takimi për kapacitetet humane dhe ato të infrastrukturës në shëndetësi, sëmundjet më të shpeshta në Kosovë dhe trajtimin e tyre, ligjin e sigurimeve shëndetësore, numrin e mjekëve e të infermierëve, trajtimin e sëmundjeve infektive, etj. dhe bashkëpunimin që ka Kosova në shëndetësi me shtetin gjerman dhe shtetet e tjera.
Zëvendësministri Sadiku ka fëlndëruar Qeverinë gjermane për kontributin politik dhe përkrahjen shëndetësisë kosovare si dhe i ka njoftuar mysyafirët me procesin aktual të reformave në shëndetësi dhe angazhimet e MSh-së për të siguruar qasje gjithëpërfshirëse në shërbime sa më cilësore të kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët e vendit.
Shoqata “Berliner Kellerunde” , që është e themeluar më 1984 ka pasur si qëllim kryesor kur është themeluar bashkimin e Gjermanisë, ndërsa sot është e fokusuar në intensifikimin e marrëdhënieve të Gjermanisë me vendet fqinje evropiane, me qëllim të krijimit të një Evrope sa më stabile dhe me barazi sociale.