Kryeministri Avdullah Hoti ka emëruar 22 zëvendësministra nga subjektet politike që përbëjnë koalicionin qeverisës: LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate, Lista Serbe dhe komunitetet tjera.
Në vendime thuhet se zëvendësministrat janë përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministrat përkatës kur mungojnë ose kur nuk janë në gjendje t`i kryejnë detyrat e tyre.
Zëvendësministrat po ashtu obligohen që brenda tridhjetë (30) ditësh nga hyrja në fuqi e vendimit, ta bëjnë deklarimin e pasurisë, në pajtim me legjislacionin në fuqi, transmeton Objektiv.
Në vijim lista e të emëruarve:
Muhamet Brajshori – Zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Gani Dreshaj – Zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Agron Bacaj – Zëvendësministër i Punëve të Brendshme
Milan Radojeviq- Zëvendësministër i Punëve të Brendshme
Muhamedali Mergjollari – Zëvendësministër i Mbrojtjes
Rexhep Kadriu – Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Ambientit
Burbuqe Bakia Deva – Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Ambientit
Muharrem Nitaj- Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Ambientit
Kushtrim Bahrimaj – Zëvendësministër i Financave
Jasmina Jovanoviq – Zëvendësministre e Financave
Xhavit Zariqi – Zëvendësministër i Infrastrukturës
Qerim Bajrami – Zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë
Driton Bardheci- Zëvendësministr i Arsimit dhe Shkencës
Pjetër Ndou – Zëvendësministër i Ministrinë e Shëndetësisë
Adnan Rexheplar – Zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
Bajram Kastrati – Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Bahrim Shabani – Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Erxhan Galushi – Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Magbule Shkodra – Zëvendësministre e Pushtetit Lokal
Eldis Abazi – Zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal
Arbër Grabovci – Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Halil Matoshi – Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit