DYLON

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti koordinohen për takimin në Uashington

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti koordinohen për takimin në Uashington
Avatar photo Redaksia

Sot, para udhëtimit për në SHBA, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti janë takuar dhe i kanë harmonizuar qëndrimet për një përfaqësim sa më të mirë të Republikës së Kosovës në këtë takim të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, thuhet në njoftimin e presidencës.

“Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Republika e Kosovës është e bekuar më mbështetjen e partnerëve të saj strategjikë dhe krerët shtetërorë janë shprehur optimistë se ky proces do ta përmbyllë kapitullin e hidhur të luftës dhe do ta forcojë paqen në gjithë rajonin tonë, thuhet në njoftimin e presidencës.

EkoHigjiena