Zëvendëskryetari i komunës së Preshevës, Xhelal Memeti takoi përfaqësuesit e klubeve të futbollit nga Presheva dhe Bujanoci, e i cili ka premtuar se do të realizojë disa ndeshje testuese dhe do të sillen menaxher sporti nga Zvicra.
“Këto përfaqësues, vendin tonë do ta vizitojnë më 17 shtator 2016, ku do të qëndrojnë disa ditë për të diskutuar dhe organizuar ndeshjet testuese së bashku me përfaqësuesit e klubeve nga vendi jonë. Ndeshjet testuese mendohet të organizohen mes datave 24/25 shtator 2016”, ka thënë Memeti. transmeton Titulli.
Sipas tij qëllimi i këtyre ndeshjeve është që të vëzhgohen talentet e futbollit të grupmoshave prej 14-18 vjeç.
Gjithashtu sipas Memetit , në një të ardhme të afërt menaxherëve dhe trajnerëve nga Lugina do të i ofrohen trajnime nga ekspert ndërkombëtar , ashtu që të e përfitojnë certifikimin apo licencat nga UEFA.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga klubet e futbollit “Tërrnoci”, “Bukuroca”, “ Bilaçi”, “Lugina”, “Samolica”, “ Corrotica” dhe K.F “Miratoca”.
Takimi ishte konstruktiv duke u zotuar në frymë bashkëpunim për të avancuar sportin në Luginë të Preshevës dhe krijimin e kushteve më të mira në terrenet sportive .