Hasan Aliu, zëvendëskryetar i komunës së Vitisë, me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim përfaqësues të Kompanisë Regjionale të Ujerave “Hidromorava”, në krye me, Ymer Salihu.
Gjatë këtij takimi është folur për bashkëpunimin e komunës së Vitisë, me këtë kompani në furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm për rrjetët ekzistuese, projektet të reja në sigurimin e ujit të pijshëm, rritjen e cilësisë së ujit si dhe përfshirjen e vendbanimeve të ndryshme të Vitisë nën menaxhimin e KRU “Hidromorava”.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Hidromoravës për Viti, Kemur Mustafa.
Në fund të takimit, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava” , Ymer Salihu shprehu falënderimin e tij të ngrohtë ndaj zëvendëskryetarit të Komunës së Vitisë, hasan Aliu për pritjen dhe bashkëpunimin e mirëfilltë.
Ai gjithashtu shtoi se ky takim është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi të ngushtë midis komunës së Vitisë dhe KRU “Hidromorava”, duke shprehur optimizmin se mund të çojë në zhvillimin e projekteve konkrete për përmirësimin e infrastrukturës së ujit dhe ofrimit të shërbimit për qytetarët.
Në të njëjtën kohë, Salihu shprehu pritjen që diskutimet e mëtejshme dhe hapat e tjerë të marra në këtë drejtim do të ndihmojnë në përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë në zonën e Vitisë.
Ky bashkëpunim do të kontribuoj në ofrimin e shërbimeve të ujit me cilësi më të lartë për qytetarët e kësaj komune. /2LONLINE/