Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur në një takim një ekip të KFOR-it amerikan, të cilët i ka njoftuar për zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë.
Theks i veçantë u vu në projektet që janë në realizim e sipër dhe ato që parashihen të fillojnë gjatë këtij viti.
Përfaqësuesit e KFOR-it, u interesuan të dinë gjithashtu edhe për projektin e përbashkët të komunës së Vitisë me CDI-në, që parasheh rehabilitimin e ujësjellësit në disa fshatra të kësaj komune. /2LONLINE.com/