DYLON

Berisha: Kuvendi dhe qeverisja komunale dëgjuan zërin e bizneseve

Berisha: Kuvendi dhe qeverisja komunale dëgjuan zërin e bizneseve
Avatar photo Redaksia

“Sot Kuvendi Komunal i Gjilanit miratoi propozimin tim si asamblist për t’ju dalë në ndihmë bizneseve gjilanase”, ka bërë me dije Burim Berisha, anëtar i këtij Kuvendi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Sipas tij, ishin katër pikat e propozuara:

EkoHigjiena

1.           Lirimin e bizneseve nga pagesa të cilat shfrytëzojnë hapësirat publike sezonale apo vjetore;

2.           Lirimin e bizneseve të reja të cilat regjistrohen në këtë vit (2021) nga pagesa e tarifës për pranim teknik të lokaleve;

3.           Lirimin nga pagesa e qirasë mujore për vitin 2021 të gjitha bizneset që kanë në shfrytëzim lokalë të K.K. Gjilan;

4.           Lirimin nga pagesa për bizneset të cilat aplikojnë për pëlqim sanitar për vitin 2021.

“Kuvendi dhe qeverisja komunale dëgjuan zërin e bizneseve duke i votuar këto 4 pika të cilat do ta ndihmojnë në masë të madhe funksionimin e bizneseve. Ne në seancën e radhës në bashkëpunim të ngushtë me Kryetarin, Nënkryetarin dhe Kuvendin Komunal do të mundohemi t’ju gjejmë mundësi ligjore dhe financiare që pakon e dytë të cilën e kam prezantuar më herët të bëjmë realitet dhe të jemi krahu I bizneseve”, ka thënë Berisha, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ai shtoi se pandeminë mund ta përballojmë vetëm së bashku, duke bërë politika të drejta dhe në mbështetje të bizneseve të cilat po kalojnë vitin e dytë më të rëndë në likuiditetin dhe funksionimin normal. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.