Në kuadër të një turneu nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos të mërkurën, më 19 shkurt do të vizitojë Kosovën.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë kryediplomati grek do të takohet me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.