Sot në Republikën e Sllovenisë është realizuar dita e vizitorëve ( DV Day) në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” ku Forca e Sigurisë së Kosovës është duke marrë pjesë në mesin e 20 shteteve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Pjesë e kësaj ngjarje ishte sot edhe zëvendëskomandanti i FSK-së Gjeneral major Enver Cikaqi, ku në kuadër të vizitës u takua me ushtarakët e shumë vendeve partnere, të cilët vlerësuan lartë pjesëtarët e FSK-së për angazhimin, profesionalizmin dhe disiplinën e treguar në kryerjen e detyrave së bashku me vendet pjesëmarrëse.
Gjatë kësaj vizite gjeneral Cikaqi takoi ushtarakët e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët i përgëzoj për suksesin e treguar gjatë këtij ushtrimi.
Gjeneral Cikaqi ka falënderuar Forcat e Armatosura të Sllovenisë për mundësinë e pjesëmarrjes së FSK-së në këtë ushtrim dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. /2LONLINE.com/