Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit, ka hapur thirrje për më të mirët e vitit në kulturë, rini dhe sport për vitin 2024.
Drejtori Kushtrim Zeqiri, tha se me këtë inkurajohen, krijuesit, ansamblet, klubet, shoqatat apo individët që të aplikojnë për sukseset e këtij viti.
Afati i fundit për aplikim do të jetë deri më 10 dhjetor të këtij viti. /2LONLINE/